Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet në RMV

Në mesnatë përfundoi afati deri kur partitë politike, koalicionet dhe kandidatët dhe listat e pavarura duhet t’ia dorëzonin kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale të 17 tetorit Komisioneve Zgjedhore Komunale. KSHZ paralajmëroi se, gjatë ditës do ta kumtojnë numrin e saktë të listave të dorëzuara të kandidatëve për zgjedhje, transmeton Portalb.mk.

Më 23 shtator me short do të përcaktohet renditja e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë nga partitë politike dhe listat e pavarura. Kandidatët për kryetarë komunash dhe listat për këshilltarë të një partie apo koalicioni marrin numrin e njëjtë të renditjes në të gjitha komunat.

Në KSHZ është në rrjedh trajnimi i instruktorëve për shfrytëzimin e aparateve për marrjen e gjurmëve nga gishtat që do të shfrytëzohen në zgjedhjet lokale për identifikimin biometrik të votuesve. Për atë qëllim, gjatë ditës së sotme në vend duhet të arrijnë tre trajnues nga Gjermania, të cilët do ta zbatojnë trajnimit.

Fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button