RMV, Komisioni Rregullator i Energjetikës i ka marrë licencën tri kompanive për kryerjen e veprimtarisë energjetike

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjell vendim me të cilin tre shoqatave për tregti me shumicë të naftës bruto, derivateve të naftës, karburanteve bio dhe karburanteve për transport, ua ka mor licencat për kryerjen e veprimtarive energjetike, transmeton Portalb.mk.

Shoqatës për ndërtimtari, tregti dhe shërbime “Guliver inzhenerig” Dooel ia ka marrë licencën për kryerjen e veprimtarisë energjetike me shumicë të “Eurodiesel BS”. Gjithashtu, i është marrë licenca për kryerjen e veprimtarisë energjetike për tregti me shumicë të mazutit – M1 Shoqatës për tregti, ndërtimtari dhe shërbime “Pertinaks” DOOEL Shkup. Ndërsa, Shoqatës për tregti me gaz teknik dhe pajisjes “Bashino gas” import – eksport DOOEL Veles i është marrë licenca për tregti me shumicë me gaz të lëngshëm të naftës.

Nga KRRE sqaruan se, vendimet për marrjen e licencave janë miratuar sepse tregtarët e theksuar me shumicë nuk kanë kapacitete për ruajtjen e rezervave të derivateve të naftës.

“Kemi miratuar vendim me të cilin i kemi marrë licencat tre tregtarëve për derivate individuale të naftës për të cilët konfirmuam se nuk i përmbushin kushtet nga Ligji për energjetikë dhe Rregullores për licenca. :Guliver” nuk guxon të importojë dhe tregtojë me “Eurodiesel – BS”, përderisa “Pertinaks” nuk ka më licencë për tregtim dhe import të mazutit – M!, ndërsa “Bashinogas” nuk do të mund më të importoj dhe tregtojë me gaz të lëngshëm të naftës. Këto tre tregtarë nuk posedojnë kapacitete adekuate të magazinave për ruajtjes e derivateve – që paraqet mjet themelor për punë dhe është kusht për marrjen e licencës. KRRE në periudhën e kaluar i ka përforcuar kontrollet në terren ndaj tregtarëve dhe me të njëjtat do të vazhdojë”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button