fbpx

Një djalë nga Kumanova ka ndërruar jetë pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia e një hoteli në Tiranë dhe ka humbur jetën. Viktima është i riu Ajdin Mustafi, 28-vjeç nga Maqedonia e Veriut, i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur dhe ai ka rënë, shkruan Top Channel.

Dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të. Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku me mbrojtësen metalike të ballkonit. 28-vjeçari është dërguar më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ajdin Mustafi kishte dy ditë që kishte ardhur nga Zvicra.  Ai kishte edhe shtetësi zvicerane dhe punonte në një kompani transporti me seli ne Kosove. 28 –vjecari ishte i martuar dhe ka lënë pas 2 fëmijë të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button