Radev: Zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme parlamentare në Bullgari më 14 nëntor

Presidenti bullgar Rumen Radev paralajmëroi se do ta shpërndajë Asamblenë e 46 -të kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur në harmonizim me procedurën dhe Kushtetutën, shkruan MIA, njofton Portalb.

Zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme parlamentare në Bullgari do të mbahen më 14 nëntor.

Sipas Radevit, zgjedhjet në format “2 në 1” do të kursejnë të holla shtetërore dhe kohë të votuesve.

Ai nuk komentoi se nëse do të bëjë ndryshime në qeverinë e përkohshme në Bullgari, siç atë ia mundëson Kushtetuta e vendit.

Radev tha se është mbështteës i fuqishëm i marrëveshjes mbipartiake dhe do të llogarisë në mbështetje nga të gjithë qytetarët e shquar bullgarë.

Ai menon se kjo fushatë zgjedhore në Bullgari do të jetë edhe një udhërrëfyes për votuesit bullgarë për atë se cilat parti dhe politikanë punojnë për ardhmërinë dhe cilët i mbrojnë skemat korruptuese.

Radev tha se mbështet individë, e jo parti dhe se nuk autorizon askend të flasë në emër të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button