Kosova regjistroi edhe 14 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se sot janë regjistruar 14 viktima dhe 583 raste të reja me koronavirus, transmeton REL.

Sipas raportit ditor, nëntë viktima ishin të gjinisë femërore dhe pesë të gjinisë mashkullore. Viktimat u regjistruan: tri në Prishtinë, nga dy në Ferizaj dhe Lipjan, ndërkaq nga një viktimë u regjistrua në Suharekë, Klinë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan dhe Prizren.

Në bazë të grupmoshave, shtatë viktima ishin 70-79 vjep, nga dy viktima i përkisnin grupmoshës 60-69 vjeç dhe 40-49 vjeç. Ndërkaq, nga një viktimë ishin të grupmoshës 80 vjeç e më të vjetër dhe 30-39 vjeç.

Rastet e reja dalin pas testimit të 9,634 mostrave. Sipas të dhënave i bie që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 124 raste.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,944 persona, ndërkaq raste aktive janë 18,548 .

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 19,807 doza.

Deri më tani, sipas MSH-së, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 355,633 persona, ndërkaq nga një dozë të vaksinës e kanë marrë 660,100 qytetarë të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button