Instituti i Shëndetësisë Publike i Kosovës rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë vlerësimin në lidhje me ndikimin e procesit zgjedhor në gjendjen epidemiologjike në vend, përmes një letre drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, transmeton RTK.

Në këtë letër drejtuar Presidencës, Task-Forca e IKSHPK-së ka thënë se rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor.

“Rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën që IKSHPK-ja ia ka dërguar presidentes Osmani.

E menjëherë presidentja Osmani i ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ përkitazi me këtë çështje.

Takimi është thirr për të hënën në ora 16:30.

Ndërkohë partitë opozitare përmes deklarimeve janë shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, duke akuzuar partinë në pushtet për ikje nga ballafaqimi me qytetarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button