Zaev: Dorëheqjet janë akt moral dhe etik, pasojnë vendime për përgjegjësi pas fakteve nga hetimi i ekspertëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran zaev në kumtesë me shkrim deri te opinioni dhe përfaqësuesit e mediat thekson se dorëheqjet e dorëzuara pas aksidentit në kovid-qendrën në Tetovë i kupton si akt i lartë moral dhe etik, dhe si demonstrim të integritetit dhe përgjegjësisë e cila është e pashmangshme gjatë aksidenteve të këtilla të mëdha. Ai shton se përgjegjësi ka dhe do të ketë, qartë e konfirmuar në fakte forenzike, e jo në bazë të qersimeve të hesapeve politike dhe apelon që të gjithë të jemi të përaqendruar tek hetimi dhe faktet, ta mirëmbajmë frymën e fuqishme kombëtare, të jemi të angazhuar, por edhe të durueshëm, ta kalojmë këtë tragjedi së bashku dhe të ndihmojmë që asnjëherë mos të na përsëritet, njofton Portalb.

“Tashmë dita e tretë jemi dëshmitarë se tragjedia e cila ndodhi në 30-vjetorin e ditës së pavarësisë i ngriti në nivelin më të lartë solidaritetin tek qytetarët, responzivitetin e institucioneve dhe përgjegjësinë e politikanëve. Dorëheqjet e dorëzuara nga ministri i Shëndetësisë Filipçe, nga zëvendësministri Hasani dhe nga drejtorët e Spitalit të Tetovës Besimi dhe Etemi i pranova dhe i kuptoj si akt të lartë moral dhe etik dhe si demonstrim i integritetit dhe përgjegjësisë e cila është e pashmangshme gjatë këtyre aksidenteve të mëdha. Organet hetuese dhe gjyqësore po zbatojnë hetim tejet të thellë, profesional dhe të shpejtë i cili duhet t’i konfirmojë deri në hollësi arsyet për shpërthimin e zjarrit vdekjeprurës. Ndaj profesionalizmit dhe kredibilitetit të hetimit do të kontribuojnë edhe forenzikët nga Kriminalistika federale gjermane, për çka tashmë po realizohen aktivitete përgatitore dhe për çka shpreh falënderim të madh deri tek NATO aleati ynë, Gjermania”, thekson Zaev në fjalimin me shkrim.

Në këto momente në tragjedisë kombëtare dhe të mobilizimit të plotë të të gjithë kapaciteteve shtetërore dhe shoqërore rreth zbardhjes së plotë të rastit, ai shpreh falënderim deri tek të gjithë faktorët të cilët, siç thekson, në afat tejet të shkurtër shpëtuan jetë njerëzish, siguruan informata serioze dhe analiza gjatë hetimit, siguruan ekspertizë të lartë profesionale të huaj, treguan ndjenjë të madhe të solidaritetit dhe ngushëllim dhe demonstruan nivel më të lartë të përgjegjësisë.

“Duke e pasur parasysh se hetimi po zbatohet me dinamikë të lartë dhe se e njëjta është e siguruar me nivelin më të lartë të profesionalizmit, vlerësimi dhe vendimi im lidhur me dorëheqjet e e dorëzuara do ta bazojë jashtëzakonisht në faktet të cilat po i marrë nga hetimi gjegjësisht vetëm në pajtueshmëri të arsyeve të konfirmuara për shpërthimin e zjarrit. Shpresojë që kjo të ndodhë dhpejtë në periudhën e ardhshme për çka edhe njëherë apelojë deri tek të gjithë institucionet për hetim të shpejtë dhe të thellë. Përgjegjësi ka dhe do të ketë, qartë e vërtetuar në bazë të fakteve forenzike, e jo në bazë të qerimeve të hesapeve politike. Apelojë deri tek i gjithë populli, opinioni dhe përfaqësuesit e mediave, të gjithë të mbetemi të përqëndruar në hetimin e fakteve, ta mirëmbajmë frymën e fuqishme kombëtare, të jemi të angazhuar, por edhe të durueshëm, ta kalojmë këtë tragjedi së bashku dhe të ndihmojmë që asnjëherë mos të na përsëritet”, thotë Zaev.

Ai paralajmëron se gjatë javës së ardhshme, në momentin e parë pasiqë hetimi i ekspertëve do të tregojë progres të ri më serioz, do t’i kumtojë qëndrimet e Qeverisë të bazuara në faktet nga hetimi, në konferencë shtypi në të cilën do t’u përgjigjet të gjithë pyetjeve nga media.

“Ndërkohë, Qeveria, ministritë dhe të gjithë institucionet kompetente mbeten të hapura dhe qasëse për të gjithë pyetjet e juaja. Këto ditë, vëmendja gjatë komunikimeve publike është e jashtëzakonshme për shkak të nevojës që në asnjë mënyrë të mos ndikohet mbi dinamikën dhe cilësinë e hetimit, por i gjithë procesi po zhvillohet tërësisht në mënyrë transparente dhe sipas standardeve dhe protokolleve më të larta institucionale”, shton kryeministri Zaev.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Arben Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button