U mbajt marsh në nder të viktimave në spitalin modular në Tetovë (Galeri – VIDEO)

Me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, sot u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë, njofton Portalb.mk

Me një minutë heshtje dhe të ulur, marshuesit u shprehën nderime viktimave. Marshi ipërfundoi te vendi ku shpërtheu zjarri në spitalin modular për Kovid-19. Vetëm një pjesë të marshuesve iu lejua të depërtojnë deri te vendi i spitalit modular. Gazetarët dhe ekipet mediale morën pamje dhe deklarata nga një distancë më e largët nga vendi i zjarrit.

“Ishte marsh paqësor. Qoftë kjo e fundit që po do t’i ndodhë Tetovës. Si shoqatë e tifozëve Ballistët ju falënderojmë shumë. Shprehëm revoltën tonë ndaj kësaj çka ndodhi në spital. Kërkojmë përgjegjësi nga secili”, deklaroi Bashkimi Idrizi nga grupi i tifozëve Ballistët.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Arben Etemin dhe Florin Besimi.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button