Deri në fund të tetorit është e mundur të aprovohet vaksina e “Fajzer” edhe për fëmijë nga 5 deri në 11 vjeç

Autoritetet shëndetësore në SHBA besojnë se vaksina kundër Kovid-19 e kompanisë “Fajzer” për fëmijë nga 5 deri në 11 vjeç mund të aprovohet deri në fund të tetorit, shkruan Rojters, njofton Portalb.

Korniza kohore bazohet në pritjen e “Fajzer”-it i cili po e zhvillon vaksinën me “Biontek”-un gjerman, deri atëherë do të ketë të dhëna të mjaftueshme nga hulumtimet klinike që të kërkojë nga Administrata amerikane për ushqim dhe ilaçe (FDA) për aprovim urgjent (EUA) të vaksinën për këtë grupmoshë deri në fund të këtij muaji, thonë burimet që i transmeton Rojters.

Ata presin që FDA të sjellë vendim se nëse vaksina është e sigurtë dhe efikase tek fëmijët më të vegjël në afat prej tre javësh nga dorëzimi i EUA-së.

“Nëse ‘Fajzer’ e dorëzon dokumentin e saj EUA deri në fund të shtatorit, ndërsa të dhlnat e konfirmojnë sigurinë për përdorim, ‘aprovimi do të mund të ndodhë në javët e para të tetorit…Prodhuesi i ‘Fajzer’-it me siguri do të jetë i përgatitur”, transmeton Rojter deklaratë të një burimi anonim i cili e citon deklaratën e ekspertit kryesor amerikan për sëmundje ngjitëse Entoni Fauçi.

“Fajzer” tanimë e ka aprovuar vaksinën për fëmijë mbi 12 vjeç.

Në planin e ri të presidentit amerikan Xho Bajden, vaksinimi i fëmijëve është një prej rregullave të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button