RMV, Kiçeec kthehet në burg

I burgosuri, i cili para disa ditësh pësoiaksident trafiku, Zoran Mileski – Kiçeec kthehet në Burgun e Strugës, ka vendosur Gjykata Themelore e Gostivarit, pasi të njëjtit i është shfuqizuar masa e paraburgimit, shkruan MIA, njofton Portalb.

Nga Gjykata Themelore për MIA-n kanë konfirmuar se kanë vepruar ndaj ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit dhe potencojnë se vendimi është sjellë në orar të punës dhe sipas afateve ligjore për vendosje nga ankesës prej 48 orësh.

Kiçeec është i dyshuar se ka shkaktuar aksident trafiku të shtunën e kaluar, në të cilin vdiq një 34-vjeçar nga Gostivari.

Hetimi ka konstatuar se Kiçeeci derisa ka qenë në ndërprerje të mbajtjes së dënimit me burg, ka vozitur drejt Shkupi, por në rrugën Kërçovë – Gostivar ka tejkaluar në vijë të plotë, pas çfarë është përplasur me dy vetura të tjera.

Kiçeec po vuan dënimin me burg prej 3 vjetësh për rastin “Reket, po gjatë kohës së ndërprerjes së mbajtjes së dënimit, u njoftua se ka qenë në mjekim për shkak të takikardisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button