Sot në Tetovë do të organizohet marsh në nder të viktimave të tragjedisë

Sot në qytetin e Tetovës do të organizohet marsh paqësor në nder të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për covid në Tetovë. Faqja zyrtare në Facebook e grupit të tifozëve Ballistët, kanë njoftuar se marshi do të fillojë në orën 13:30 te sheshi Iliria, transmeton Portalb.mk.

“Njoftohen përsëri të gjithë qytetarët se nesër në ora 13:30 tubohemi tek Sheshi Iliria ku do të marshojmë deri tek vendi i ngjarjes për nder të viktimave të rastit tragjik. Si fillim, duhet t’i respektojmë rregullat e Covid-19 dhe njëherit ju lutemi që ta keni parasysh se ky do të jetë një marsh paqësor në nder të të ndjerëve, duke e ditur se jemi ende në ditë zie dhe që homazhi të realizohet në mënyrën e duhur”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Arben Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button