Reagoi opozita pas katër dorëheqjeve të paralajmëruara, kërkojnë përgjegjësi penale dhe dorëheqje tjera

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas dorëheqjes së Venko Filipçes, Ilir Hasanit, Florin Besimi dhe Arben Etemit nga funksionet e tyre, duke kërkuar nga Prokuroria që të veprojë urgjentisht, transmeton Portalb.mk.

“Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi. I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë “Budapest 2″”, deklarojnë nga ASH-ja.

Partia opozitare vlerësoi që këto dorëheqje janë të vonuara, duke kërkuar që të paraqesin dorëheqjen të gjithë në Qeveri.

“Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë. Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhshëm me riemërime të funksionarëve në digastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale”, deklarojnë nga ASH-ja.

Partia tjetër opozitare, VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

“Dorëheqja e Venko Filipçes nuk mjafton, është e nevojshme edhe dorëheqja e Zoran Zaevit, vetëm ashtu do të garantohet hetim i pavarur”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, dy ditë pas tragjedisë vdekjeprurëse që ndodhi në Tetovë, Ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Arben Etemin dhe Florin Besimi.

Ndryshe, para dy netëve rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button