Ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre pas tragjedisë që ndodhi në Tetovë, si dhe drejtori Etemi dhe Besimi

Venko Filipçe, dy ditë pas tragjedisë vdekjeprurëse që ndodhi në Tetovë, dha dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, përkundër hezitimit që pati dje në lidhje me këtë kërkesë, transmeton Portalb.mk.

Dorëheqja e ministrit Filipçe dhe zëvendësit të tij, duhet të pranohet nga kryeministri Zaev.

“Sot për arsye morale, kam dorëzuar dorëheqje deri të kryeministri Zoran Zaev”, deklaroi Venko Filipçe, i cili dje theksoi që pas mbarimit të hetimit, do të marrë vendimin në lidhje me dorëheqjen.

Ilir Hasani dha dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular” njoftoi Hasani.

Ai vlerësoi që nuk ka asnjë përgjegjësi për pjesën organizative në lidhje me këtë tragjedi.

“Edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin”, vlerësoi Hasani.

Artan Etemi dha dorëhejqe nga pozita e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës.

Etemi ndërkohë vlerësoi që organet hetuese dhe ekspertët ndërkombëtarë do të zbulojnë të vërtetën e kësaj tragjedie.

“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral”, deklaroi Etemi.

Florin Besimi dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit të Tetovës, si një përgjigje ndaj kërkesave që u paraqiten pas tragjedisë që ndodhi më 8 shtator, ndërsa ministri Venko Filipçe ka paralajmëruar konferencë për media për në ora 19:00.

Ndryshe, para dy netëve rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button