RMV, të gjitha ndeshjet e futbollit do të luhen të dielën, ndërsa ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës më 14 shtator

Ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë dhe të Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll do të luhen të dielën, për shkak ndërprerjes së aktiviteteve për shkak tragjedisë që ndodhi në Spitalin Modular në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Federata njoftoi që ndryshimi vjen pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të ndërpriten për tri ditë të gjitha aktivitetet për shkak ngjarjes në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë, për të cilët do të ketë një minutë heshtje në çdo ndeshje të kësaj jave.

“Pas kërkesës së KF Shkëndija, ndeshja e xhiros së gjashtë,  Shkëndija – Shkupi, e cila duheshe të luhet të dielën e 12 shtatorit, do të shtyhet për të martën, pra, më 14.09.2021”, njoftoi KF Shkupi, duke sqaruar që ndeshja do të luhet në Tetovë duke filluar nga ora 15:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button