Komuna e Gostivarit ka ndarë mjete financiare për familjet e prekura nga tragjedia në Tetovë

Familjet e prekura nga tragjedia që ndodhi në Spitalin Modular të Tetovës, do të marrin mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit, mjete të siguruara nga buxheti i komunës dhe pagat e këshilltarëve komunal, transmeton Portalb.mk.

“Si Komunë fqinje por sidomos si njerëz që jemi tronditur nga tragjedia e Tetovës, sot përmes Këshillit komunal, ndamë nga Buxheti ynë nga një mijë euro për çdo familje të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre”, njoftoi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

Ai falënderoi të gjithë këshilltarët për solidarizimin e treguar.

“Këshilltarët mbështetën unanimisht propozimin tim, bashkë me mua dhe ata dhuruan një pagë nga ajo që marrin si këshilltarë”, sqaroi Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button