Amerika, Turqia apo Serbia, ku do të gjejë mbështejte Edi Rama në mandatin e tretë?

Jona Koprencka 400x500
Jona Koprencka

Kjo është hera e parë në demokracinë shqiptare që një parti do të jetë në krye të vendit për tre mandate me radhë. Në momentin që të gjithë mendonin se do të ndodhte rotacioni politik, kryeministri Rama mori një mbështetje të madhe jo vetëm nga elektorati vendas, por edhe nga ndërkombëtarët.

Në këto vite Edi Rama ka krijuar mjaft miq dhe armiq rreth tij dhe është interesant fakti se ai ka arritur të krijojë marrëdhënie të mira dhe të përfitojë mbështetjen e vendeve të cilat njëra me tjetrën nuk kanë marrëdhënie ‘korrekte’. Është shumë e thjeshtë kur miqtë e miqve tu janë miqtë e tu, por në rastin e Edi Ramës, miqtë e tij nuk janë miq me njëri-tjetrin, por kur bëhet fjalë për Shqipërinë, të gjithë sëbashku i harmonizojnë ‘interesat’ e tyre.

Fitorja e tretë e Ramës

Partia Socialiste ka fituar mandatin e tretë me radhë dhe mbështetësit e saj janë në eufori. Opozita ka denoncuar blerjen e votës, manipulimin e tyre dhe pretendon që nuk do t’i njeh këto zgjedhje. Në vend që opozita të hapej dhe të kërkonte arsyen pse nuk erdhi në pushtet pas tetë vitesh opozitë, ajo ka rënë në heshjte. Në Partinë Demokratike, partia më e madhe opozitare, u zhvilluan zgjedhjet e brenshme, shumë të diskutuara për mungesë transparence, ku për herë të tretë në krye të partisë u zgjodh Lulzim Basha, të cilit një pjesë e madhe e elektoratit por edhe e funksionarëve demokratë i kërkuan dorëheqjen dhe të mos kandidonte më. Kjo fitore e tij i ka demoralizuar votuesit e djathtë të cilët prisnin një frymë të re në Parti dhe një lider i cili mund t’i sjellë në pushtet.

Ndërkombëtarët që luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në jetën politike shqiptare kanë deklaruar se janë të shqetësuar për problemet dhe incidentet gjatë zgjedhjeve, por sipas raportit të OSBE-OHDIR zgjedhjet arritën të përmbushin pjesën më të madhe të misionit të tyre.

Është shumë kontradiktor fakti se elektorati shqiptar nuk beson se Partia Socialiste do t’i fusë në familjen evropaine, por kur vjen puna për të votuar, ata sërish ia japin votën. Shqiptarët janë mjaft të zhgënjyer nga daljet publike të kryeministrit të vendit i cili ia vë fajin Brukselit sa herë që nuk arrin të plotësojë detyrat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeminstër per hërë të parë, ai e gjeti vendin në një klimë mjaft të ngrohtë të marrëdhënieve me jashtë, Shqipëria ishte anëtare e NATO-s, u hoq regjimi i vizave në zonën Schengen për shtetasit shqiptar dhe vendi po përmbushte detyrat e dhëna nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të integrimit. Era po frynte nga Perëndimi, në çdo vendim politik dallohej qartazi linja evropaine që po ndiqte vendi.

Demonstrimi i tendencave autoritare

Në mandatin e dytë të kryeministrit Edi Rama, shohim një afrim në raportet persoanle të kryeminsitrit me presidentin Rexhep Erdogan dhe Aleksandar Vuçiç. Pikërisht në kohën e mandatit të dytë Edi Rama arriti t’i forconte pozitat e tij në aspektin personal dhe politik me ndërkombëtarët, por gjithashtu të krijonte edhe konflikte kryesisht të brendshme dhe të drejtonte vendin me stil autoritar. Në këtë moment atij iu deshëm miqtë e tij për ta ndihmuar. Për çdo problem ose fatkeqësi natyore kryeministri Rama i drejohet presidentit Erdogan, dhe ky i fundit ka shkopin magjik që e nxjerr Ramën nga çdo situatë.

Tërmetet e njëpasnjëshme të vitit 2019 nxorrën në pah ndihmën e menjëhershmë në të mira materiale dhe në burime njerëzore që qeveria turke solli në Shqipëri. Shoqata të ndryshme turke mblodhën donacione të konsiderueshme, ndërsa presidenti Erdogan zyrtarisht u zotua për të rindërtuar lagjet e shkatërruara. Pjesa më e madhe e të plagosurve u dërguan në spitalet turke. Në grevën e Albkontrollit, një pjesë punonjësve u hoqën nga puna, ndërsa pjesa tjetër u arrestuan. Edi Rama sërish iu drejtua Erdoganit i cili i solli punonjës turq, me qëllim që i vetmi areoport i vendit të mos mbyllej. Historia nuk mbaron me kaq, në muajn prill qeveria turke përfundoi ndërtimin e një spitali të ri në qytetin e Fierit, ndërtimi i të cilit u përdor gjatë fushatës elektorale si arritje e qeverisë Rama.

SAD Turcija ili Srbija Kade ke bara poddrska Rama za vreme na tretiot mandat
Burimi: albeu.com

Në mandatin e tij të dytë, Edi Rama, ka fuqizuar gjithashtu marrëdhëniet e tij në rang personal dhe institucional edhe me Aleksandar Vuçiç dhe Serbinë. Në rastet kur Serbia kishte të vendosur embargo nga Bashkimi Evropian, Shqipëria nuk e respektoi këtë vendim. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar ndjeshëm me firmosjen e marrëveshjes për heqjen e vizave mes dy vendeve, dhe gjithashtu Tirana zyrtare është një nga mbështetëset më të flakta të mini-shengenit ballkanik, projekt të cilin analistët politikë shqiptar dhe kosovar e cilësojnë si antikombëtar (kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës).

Miqësia e papritur me Serbinë

Rasti ku dallohej qartë se marrëdhëdhëniet Rama-Vuçiç ishin të shkëlqyera u pa në përkrahjen që Vuçiç i dha Ramës gjatë fushatës elektorale. Aleksandar Vuçiç bëri një dalje për shtyp ku i kërkoi eketoratit të votojë për Edi Ramën. Kjo deklaratë u komentua gjërë e gjatë jo vetëm në shtypin shqiptar, por edhe atë rajonal. Turqia gjithmonë ka qënë një mike e madhe e Shqipërisë dhe e gatshme për të na ndihmuar në çdo situatë, kurse mbështetja e madhe e Serbisë është diçka e re. Nga këndvështrimi historik duket e pamundur që Shqipëria të krijonte marrëdhënie kaq të mira me Serbinë. Idenë serbe të mini-shengenit ballkanik e ka mbështetur aq fort Tirana zyratre, sikur të bëhej fjalë për një projekt që do të ndihmojë zhvillimin e vendit tonë.

Serbia dhe Turqia janë dy shtete me demokraci të brishta dhe me qeverisje autoritare të stilit lindor, të cilat shihen me skepticizëm nga Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore. Në dy vendet, respektivisht të dy liderët e mbajnë pushtetin me dorë të hekurt për më shumë se dy mandatesh, ashtu si në Shqipëri, ku Rama fitoi mandatin e tij të tretë me radhë.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka marrëdhënie të shkëlqyera me Ambasadën Amerikane dhe zyrat e vendeve perëndimore të akredituara në Tiranë. Ambasada Amerikane, si inistucioni që ka mbështetur dhe investuar më shumë nga të gjithë në reformën në drejtësi, në respektimin e kushtetutës dhe ruajtën e rendit, përgëzoi kabinetin Rama për arritjet e deritanishme, duke nënvizuar se vendi është në rrugën e duhur. Marrëdhëniet janë të ngrohta dhe në aspektin personal, ambasadorja amerikane Juri Kim, organizoi një takim me kryeministrin Rama dy ditë pas zgjedhjeve elektorale, duke ia shprehur gjithë mbështetjen e saj.

A do të mund kryeministri Rama të vazhdojë të ketë marrëdhënie aq të mira në rang personal dhe institucional me vende të cilat nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me njëri-tjetrin, në një moment do të duhet të vendosë se në cilën anë do të pozicionohet Shqipëria nëse duhet të bëjë një zgjedhje, nëse i duhet të votojë, si në rastin e sanksioneve apo embargos. Por miqtë turq çfarë dobie kanë nga marrëdhëniet e mira Tiranë-Beograd ose nga bizneset serbe në Shqipëri dhe anasjelltas, apo nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë një ndikim të madh turk ose serb në Tiranë?

Me rizgjedhjen e tij, ai dëshiron të kap të gjitha pushtetet. Prej dy javësh parlamenti ka votuar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke dashur në këtë mënyrë të kapë të gjitha pushtetet. Kujtojmë se Presidenti Meta ka akuzuar patronazhistët dhe Partinë Socialiste se po përgjojnë në mënyrë të paligjshme qytetarët shqiptarë, duke shkelur të drejtat themelore të njeriut.

Kah do të fryjë era?

Veprimit e fundit të kryera nga partia në pushtet si përgjimi i qytetarëve dhe vendosja në jetë e sistemit të patronazhimit janë politika të vjetra lindore, të papranueshme në asnjë vend evropian dhe perëndimor, të cilat do të ndikojnë ndjeshëm në rrugën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në hapat e arritura deri më tani. Nëse partia në pushtet do të vazhdojë këtë rrugë dhe nuk do të marrë parasysh kritikat për cenimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, atëherë do të largohemi gjithnjë e më shumë nga perspektiva perëndimore e vendit.

Mandati i tretë i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës si kryeministër do të tregojë së në cilën anë të gjeopolitikës do të pozicionohet Shqipëria.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button