Zjarri në Spitalin Modular, Arifi: 5 minuta pas thirrjes, zjarrfikësit kanë intervenuar me 16 zjarrfikës dhe 3 makina

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot e ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve të Tetovës për ta marrë raportin zyrtar në lidhje me aktivitetet dhe punën që kanë pasur gjatë intervenimit për fikjen e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës, raporton Portalb.mk.

“Sipas asaj që u informova zyrtarisht domethënë në orën 21:02 me 8 shtator, në dispeçerinë ka ardhur thirrja dhe në orën 21:07 Brigada kundër zjarrit ka intervenuar me 16 zjarrfikës, me 3 makina dy nga të cilat kanë qenë në pjesën e përparme të objektit dhe njëri në pjesën e pasme për të penguar përhapjen e flakës në repartin për sëmundje infektive. Në 9:30 zjarri është vendosur në kontroll dhe në 9;25 është vendosur në kontroll i tëri. Normalisht që angazhimi ka qenë maksimal dhe e vlerësojmë gjithsesi punën e kësaj brigade”, tha Arifi.

Ajo informoi se sot është informuar zyrtarisht që në vend-ngjarje procesi i hetimeve është mbyllur dhe në ndërkohë janë duke u mbledhur faktet, dëshmitë dhe të gjitha elementet tjera përcjellëse për të përfunduar sa më shpejtë procesin e hetimit.⁠

“Po ashtu sot kanë arritur edhe hetuesit gjerman dhe besojmë që kjo do ti japë edhe një shtyzë plus dhe më tepër këtij procesi aq të rëndësishëm për ne”, tha Arifi.

Ajo shtoi se Këshilli i Komunës ka marrë dy vendime në lidhje me rastin në fjalë.

“Dëshiroj të ju informoj se këshilli komunal i Tetovës ka sjellë edhe dy vendime shtesë, njëri vendim është për mbulimin e plotë të harxhimeve të varrimit për pjesën Kovid, domethënë e keni parasysh se është pjesë e harxhimeve të cilat janë më të larta dhe ato ka marrë përsipër Këshilli i Komunës së Tetovës ka ndarë mjete, pjesën tjetër të obligimit ka marrë edhe Myftinia e Tetovës. Ndërkohë që po ashtu këshilli komunal i Tetovës ka sjellë vendim për një ndihmë në vlerë prej 60 mijë denarësh për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit dhe për të gjithë të mbijetuarit prej kësaj tragjedie. Në bashkëpunim me OJQ Korteks, ata kanë shprehur gatishmëri dhe përgatitje të plotë për të ndihmuar familjarët, për të ndihmuar të gjithë ata që kanë punuar në këtë proces. për të ndihmuar stafin medicinal me përkrahje psikologjike për të tejkaluar traumat të cilat kanë pasuar normalisht pas kësaj ngjarjeje”, shtoi Arifi.

Arifi në pyetje gazetareske theksoi se i kanë dorëzuar dokumentet që janë kërkuar dhe se të gjitha qendrat modulare që janë ndërtuar në nivel vendi janë ndërtuar me ligj special dhe, sipas saj, në bazë të këtij ligji special asnjëra prej tyre nuk ka pasur nevojë që të ketë leje nga komunat përkatëse. Çdo

Arifi tha se ka pasur komunikim me familjarët e viktimave dhe tha se për ata është shumë e rëndësishme që të arrihet të përmbyllet e gjithë procedura zyrtare rreth varrimit kurse gjithsesi që do takohem me të gjithë për arsye se kjo është një dhimbje shumë e madhe.

“Ata kanë humbur familjarë, vëllezër, motra e prind mirëpo e them edhe njëherë ata janë familjarët e të gjithë neve. Prandaj të shikojmë edhe ti ngushëllojmë edhe ti ndihmojmë po në të njëjtën kohë edhe të punojmë bashkërisht që dhimbjet t mëdha ti kalojmë por edhe të bëjmë punë me të cilat do të zvogëlojmë rreziqet e kësaj natyre”, përfundoi Arifi.

Ndryshe, para dy netëve rreth orës 21 në qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button