Danimarka hoqi plotësisht masat anti-COVID-19, ka mbi 83 % të vaksinuar

Bordi Kombëtar Danez i Shëndetit ka njoftuar se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është vënë tërësisht nën kontroll dhe se për këtë shkak të gjitha masat janë hequr, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Bordit thuhet se masat e rrepta ndaj COVID-19 që filluan në Danimarkë më 11 mars 2020, duke filluar prej sot janë hequr plotësisht.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se në mbarë vendin është arritur një nivel rekord i vaksinimeve dhe se pandemia e COVID-19 plotësisht është vënë nën kontroll.

Në aeroportet dhe avionët ku janë të vlefshme masat ndërkombëtare si dhe testi PCR do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.

Mjeku kryesor për sëmundjeve infektive në spitalin “Rigshospitalet”, Jens Lundgren, në deklaratën për televizionin shtetëror DR tha se Danimarka fitoren ndaj pandemisë e ka arritur me masa të rrepta në fillim dhe më pastaj me vaksinim të lartë.

Ai njoftoi se përqindja e vaksinimit në vend ka shkuar në mbi 83 për qind, duke rikujtuar se mund të kthehen kufizimet në rast se pandemia del jashtë kontrollit në muajt e vjeshtës dhe dimrit.

Sipas të dhënave të fundit numri i të vdekurve nga COVID-19 në Danimarkë është 2.604 ndërsa deri më tani 350.996 persona janë diagnostikuar me virus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button