Ministria e Shëndetësisë e RMV: I gjithë dokumentacioni është gati për shqyrtim

Ministria e Shëndetësisë ka përshëndetur procedurën e Prokurorisë Publike që e zhvillon hetimit për shpërthimin e zjarrit në qendrën modulare për Covid në kuadër të Spitalit Klinik në Tetovë, ku ka pasur edhe viktima. Ministria thekson se, janë dispozicion për të gjitha institucionet dhe ta dorëzojnë të gjithë dokumentacionin me të cilin disponojnë, për vendosjen e të gjitha 17 qendrave rajonale të Covid në shtet, transmeton Portalb.mk.

“Raportet profesionale teknike nga ekzaminimet e bëra të rezistencës së tokëzimit mbrojtës, ekzaminim të vazhdimësisë së përcjellësit mbrojtës dhe rezistencat e përhapjes së instalimit për mbrojtje nga shkarkimet atmosferike, certifikata për testim dhe cilësi të materialeve të cilët janë të vendosur në kontejnerët e parafabrikuara modular, certifikatë për panele të murit dhe të çatisë, për dysheme, raportim për provë të kryer hidro dhe ekzaminim të instalimit të rrjetit të ujësjellësit, raportim për përmbushjen e kërkesave minimale teknike në drejtim të ndërtimit, tavaneve, zdrukthtarisë, ngrohjes dhe ftohjes, instalimeve dhe dyshemeve, procesverbaleve të pranim dorëzimit të kontejnerëve të parafabrikuara modularë, vendimi për transferimin e vlerës të kontejnerëve modularë, si dhe vendimi për transferimin e vlerës së inventarit dhe pajisjeve jo mjekësore në spitale janë në dispozicion për inspektim”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë informoi se, pasi që kontraktuesi i ka vendosur kontejnerët modular, është kryer pranim dorëzimi i të njëjtëve. Pranim dorëzimin e kanë bërë inxhinierë nga MSH, MPPS, si dhe përfaqësues të kontraktuesit dhe spitalit, me çka kontejnerët modular i janë dorëzuar spitaleve në tërësi në pajtueshmëri me specifikat teknike nga marrëveshja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button