Në RMV do të vijnë ekspertë nga Gjermania për ta ndihmuar hetimin rreth fatkeqësisë në Tetovë

Ekspertët gjerman nga Kriminalistika Federal do të arrijnë këto ditë në Maqedoninë e Veriut që ta ndihmojnë hetimin rreth fatkeqësisë në Tetovë. Nga Qeveria informuan se, mbështetja e aleatit të NATO-s, Gjermanisë me çka miratohet që në vend të arrijnë persona profesional me shkallë më të lartë të ekspertizës në hetime gjatë fatkeqësive, që të ndihmojnë në vërtetimin e shkaqeve të zjarrit në Qendrën Modularë për Kovid në spitalin në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për ekip ekspertësh i cili vjen nga Gjermani, më saktë nga Bundeskriminalamt apo Policia Kriminalisitike Federale (https://www.bka.de/EN/Home/home_node.html), fushëveprimi i punë i së cilës është pikërisht në bashkëpunimin nacional dhe ndërkombëtar, hetime, hulumtime dhe zhvillim. BKA është me ekspertizë të lartë në mbështetjen gjatë hetimeve, veçanërisht në pjesën e shkencave të forenzike, analizave ADN, hetimeve elektronike dhe identifikimit. Në detyrat speciale që i punon BKA është edhe ekip i cili punon në hetime me viktima në katastrofa dhe fatkeqësi”, njoftuan nga Qeveria.

Prej aty kanë shtuar se, bëhet fjalë për institucion i cili në Gjerman ka traditë 60 vjeçare të veprimtarisë, me gjithsej 7000 të punësuar.

Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunoj me MPB dhe do ta ndihmojë hetimin që e zhvillon PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button