Prokuroria konfirmoi, bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një paciente janë në mesin e viktimave në zjarrin në Tetovë

Prokuroria Publike ka informuar se, po vazhdojnë në kuntinuitet veprimet që po ndërmarrin pesë prokurorë për vërtetimin e arsyes për shpërthimin e zjarrit në Spitalin Modular të kovidit në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, shkruan Portalb.mk.

Nga kjo prokurori njoftuan se, janë sjell urdhra për kryerjen e autopsisë së mjekësisë ligjore dhe identifikimi i viktimave në Institutin për Mjekësi Ligjore, kriminalistika dhe deontologji mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

“Nga raportet e dorëzuara në prokurori vërtetohet se nga të vdekurit, tetë viktima janë gra dhe gjashtë burra, të moshës prej 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 persona kanë qenë të hospitalizuar si pacientë në spitalin për kovid. Nga të vdekurit, dy persona edhe atë bashkëshortja e një pacientit dhe vajza e një pacientes janë persona që nuk kanë qenë të hospitalizuar. Arsyeja për prezencën e tyre në momentin e fatkeqësisë, përkatësisht nëse kanë qenë kohë më të gjatë prezent në spital apo kanë hyrë brenda pas shpërthimit të zjarrit që t’i nxjerrin familjarët e tyre po hetohet”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria ka ndërmarrë masa për sigurimin e video incizimeve nga Spitali Klinik në Tetovë prej dhe rreth spitali, objektet afariste përreth, ndërtesat e banimit, shtëpitë si dhe sigurimin e gjithë video – materialeve të publikuara, si nga individë, ashtu edhe nga rrjetet sociale.

“Janë dëgjuar një pjesë e dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, një pjesë e personelit mjekësor i cili ka qenë i pranishëm në Spitalin Modular për Kovid në mbrëmjen kur ka shpërthyer zjarri. Në ndërkohë, janë dëgjuar dhe dëgjohen edhe personat e tjerë të cilët mund të japin raportime të nevojshme në lidhje me zjarrin e shkaktuar. Prokuroria i ka dhënë urdhër SPB Tetovë për marrjen e dokumentacionit të tërësishëm në lidhje me ndërtimin e spitalit modular, nga vetë spitali ndërsa gjithashtu edhe nga personi juridik – kontraktuesit të ndërtimit. Prokuroria Publike në Tetovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Shkup, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme për kontroll të lëshimeve eventuale nga ana e personave përgjegjës në raport me respektimin e rregullave të sigurisë në punë, ndërsa mes tjerash edhe të rregullave nga fusha e mbrojtjes kundër zjarrit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button