Janë varrosur viktimat e zjarrit në Spitalin Modular për Kovid në Tetovë

Ka mbaruar autopsia e 15 trupave të cilët janë sjellë nga Spitali i Tetovës, pas zjarrit të 8 shtator në Spitalin Modular – Kovid në Tetovë. 14 kanë ndërruar jetë nga zjarri, ndërkaq një paciente e re ka ndërruar jetë pak para se të shpërthejë zjarri. Viktimat sot janë varrosur, njofton Portalb.mk.

“Me ndihmën e analizës së ADN-së, janë identifikuar e 14 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarri, a është kryer edhe autopsi e një pacientes së re, trupi i të cilës më pas është sjellë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thotë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov për DW.

Stankov thotë se autopsia është kryer duke i zbatuar standardet më profesionale dhe me protokolle të veçanta për mbrojtje nga kovid, për shkak të rrethanave specifike në të cilat punohet gjatë pandemisë. Ai thotë se nuk kanë pasur probleme për identifikimin e tyre.

Identifikimi është kryer me ndihmën e familjarëve të të vdekurve, MPB-së dhe Departamenti i Kërkimit.  

Sipas prokurorisë, viktimat janë 8 gra dhe 6 burra në moshë prej 29 deri në 78-vjeç.

Viktimat, pasi u janë dorëzuar familjarëve, të njëjtit janë varrosur..

Ndryshe, para dy netëve rreth orës 21 në qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button