Nuredini: Gjithçka ka ndodhur për 3 minuta, identifikimi i disa viktimave do të bëhet përmes ADN-së (VIDEO)

Koordinatori i spitalit modular, Gëzim Nuredini, deklaroi sot se, pacientët që janë shpëtuar nga tragjedia në Tetovë janë 12, të gjithë janë në gjendje të mirë dhe janë të dislokuar në repartin internistik. Sipas tij, ato nuk janë asnjë lëndim trupor dhe janë në gjendje relativisht të mirë. Ai tha se, identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së dhe pasi të identifikohen, kufomat në mënyrë të organizuar do tua dërgojnë familjarëve deri në shtëpi, shkruan Portalb.mk.

Nuredini tha se me përfshirjen e spitalit modular nga zjarri, gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë dhe për tre minuta ka ndodhur evakuimi i njerëzve dhe vdekja e pacientëve që nuk arritën t’i shpëtojnë zjarrit.

“Në kronologji krejt rasti ka ndodhur diku pesë minuta. Në orën 9 diku mjeku kujdestar ka filluar të vërejte njëfarë lloj tymi dhe menjëherë ka lajmëruar shërbimin teknik, më pas më informuan edhe mua. Ne mbërritëm për 5-6 minuta, por kur mbërritëm ne, ajo e gjitha kishte mbaruar. Dmth krejt rasti ka ndodhur, flas sa i përket shpëtimit të pacientëve që kanë shpëtuar dhe kanë ndërruar jetë, ajo ka qenë diku tre minuta. Mandej kanë ardhur zjarrfikësit në kohë, ato kanë ardhur pas pesë minutave, mund të paramendoni se çfarë ka ndodhur, për një kohë të shkurt zjarri ka kapluar gjithë objektin, dmth e ka kapluar në një kohë shumë të shkurt”, deklaroi Nuredini.

Ai tha se, prokuroria ka marrë në pyetje të gjithë stafin mjekësor që ka qenë atë ditë në ndërrim.

“Menjëherë e thirrëm Prokurorin Publik, kamerat i ka në dispozicion, ai ka thirr edhe këto mjekët kujdestar dhe motrat që ishin në atë mbrëmje, kanë marrë intervistë edhe prej tyre, kanë ardhur edhe te drejtoria çfarë dokumenti u duhet, që të zbardhin rastin të shohin se çfarë punohet, edhe pse në atë hapësirë ka me të vërtetë sasi të madhe të oksigjenit, për arsye se nuk janë hermetikisht të mbyllur pjesët e sistemit respirator të pacientëve, por nuk është ajo gaz i cili mund ta bëjë këtë zjarr, ose këtë djegie të madhe, kur i kemi dhe muret që kanë filluar të digjen me një shpejtësi të madhe”, tha ai.

Sa i përket civilëve që kanë ndërruar jetë, ai tha se ne nuk janë të sigurt a janë të familjes të cilët kanë ndërruar jetë, apo janë të rastit, se aty ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë në spital, kanë vrapuar të ndihmojnë.

Portalb: Ne kemi dëshmi se familjarët janë përkujdesur për pacientët.

Nuredini: “Nuk kemi asi të dhëna, tani kërkojmë dhe do të shohim nëse ka ndodhur kjo, do të na japin informata dhe duhet të sanksionohen”.

Portalb: Stafi mjekësor gjithmonë është aty, si mund të mos e vërejë ose të mos flet askush për këtë, sepse dëshmi tregojnë se disa persona që kanë shpëtuar i kanë nxjerrë familjarët nga dritarja që janë përkujdesur aty për atë?

Nuredini: “Ajo ka qenë për 3 minuta aty tani çfarë është bërë, ajo ka qenë film për atë natë nëse flitni, ajo është.. unë mendoj se për 3 minuta kush ka shpëtuar ka shpëtuar, në çfarë forme nuk është me rëndësi a ka qenë mjek, motër medicinale apo ndonjë prej jashtë, kryesorja krejt ndihmë e shpejtë, krejt spitali kanë qenë të angazhuar, por unë ju tregoj se asgjë mbi 4 minuta nuk ka qenë efektive për të shpëtuar jetën e atyre”.

Portalb: Si mundet një objekt kaq i madh të digjet për një kohë kaq të shkurtër, a nënkupton kjo se ka pasur edhe materiale djegëse tjera brenda, ndonjë gaz?

Nuredini: “Po tani, kjo është problemi që u takon ekspertëve të lëmisë së ndërtimit jo ne. Tani ne mund të shpekulojmë, por ne jemi personel mjekësor ne duhet të merremi me atë punë që e kemi. Besoj se aq kjo shpejtësi e madhe na habitë të gjithë neve, domethënë për aq kohë të shkurtë ta kaploje, nuk e di, dyshojmë edhe ne se diçka ka ndodhur”.

Portalb: A ka pasur aparate për fikjen e zjarrit aty brenda?

Nuredini: “Po, po ka pasur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button