Ruskovska e ka kërkuar të gjithë dokumentacionin për furnizimet publike të spitaleve modulare

Pas zjarrit katastrofik me 14 viktima që ndodhi mbrëmë në Kovid-qendrën në Spitalin e Tetovës, prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskovska ka dhënë urdhër që nesër Byroja për furnizime publike t’ia dorëzojë dokumentacionin e plotë për furnizimet publike për të gjithë 19 spitalet e ndërtuara modulare në vend, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Sipas informatave të tyre, ky është hetim i veçantë nga ai që po e kryejnë pesë prokurorët themelor publik pas katastrofës së mbrëmshme në Tetovë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se beson në sigurinë e kovid-qendrave modulare nëpër shtet, për shkak se ato janë faktor kyç në shpëtimin e jetëve.

“Sa u përket spitaleve modulare, ekspertiza jonë interne tregoi se të gjithë materiale e vendosura kanë certifikatë, A-test për instalim elektrik, ujësjellës dhe nalaizimi, kjo do të thotë se gjithçka që është vendosur nga materialet është me certifikatë nga prodhuesi, ndërsa procesi i instalimit është me A-testim. E gjithë kjo është nën mbikëqyrje të kompanisë së akredituar që kontrollon se nëse janë siguruar të gjithë certifikatat tërësisht për çdo material që vendoset në spitalin modular. Pas përfundimit të të gjithë procedurave, mbikëqyrjeve dhe kontrollit teknik, objekti i dorëzohet spitalit në qytet për menaxhim dhe mirëmbajtje të mëtejshme”, tha Filipçe dhe shtoi se veprimi për këto objekte është me pajtueshmëri paraprake të Bankës Botërore, e cila e financoi ndërtimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button