Shqipëri, Basha përjashtoi Berishën nga PD, reagoi Berisha

22:10 – Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk është dakorduar me këtë vendim.

Për Syri.tv, Berisha tha se ditën e nesërme do të shkojë në parlament, një vendim ky që vjen si sfidë ndaj Bashës, në një kohë kur pak më parë ky i fundit deklaroi përjashtimin e tij.
Berisha do bëjë gjithçka që të rikthejë sovranitetin e PD. Nesër unë do shkoj në parlament, jam në parlament. Nuk ka diskutim. Me veprimin e tij kryetari i PD shkelmoi parimet themelore. PD e kanën themeluar studentë dhe intelektuale e punonjës shqiptarë në kulimin e izolimit e rrethimit. Kanë vendosur parimin e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar. Sot Basha nën presionin të lobimit korruptiv Rama-Soros shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit deri më sot”, tha Berisha.
Sali Berisha përjashtohet nga grupi i partisë që themeloi 30 vite më parë. Mbrëmjen e sotme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha zgjidhi dilemën duke zgjedhur Amerikën përpara liderit historik të së djathtës shqiptare. Kryedemokrati njoftoi se ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD-së për legjislaturën e re që nis nesër, pasi SHBA e shpalli “non grata”, transmeton abcnews.al.
“Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”, deklaroi Lulzim Basha.
Me këtë vendim, Sali Berisha nesër mund të shkojë në Kuvend, por nuk mund të jetë pjesë e grupit të Partisë Demokratike, nga e cila u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në datë 19 maj Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen.  “Veprimet korruptive të ish-Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri.
“Shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari i Shtetit Blinken në mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button