Pajaziti: Pacientët që i shpëtuan rastit tragjik në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk kanë lëndime trupore (VIDEO)

Pacientët të cilët dje i shpëtuan rastit tragjik janë të hospitalizuar, në gjendje të rëndë shëndetësore, ngaqë të gjithë janë, siç e dini, në oksigjeno-terapi. Nuk janë me lëndime trupore, theksoi në deklaratë për Portalb  Miranda Pajaziti, mjeke nga Kovid-qendra në Tetovë.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella të gjithë fsmiljarëve të viktimave të rastit tragjik të Qendrës kovid në Tetovë. Stafi ynë mjekësor vazhdojnë të përkujdesen për pacientët që i kemi në kovid-qendrën tonë, si në repartin internistik ashtu edhe në repartin infektiv. Kemi gjithsej 70 pacientë dhe të gjithë janë në gjendje ende të rënduar shëndetësore, të gjithë në oksigjeno-terapi. Pacientët të cilët dje i shpëtuan rastit tragjik janë të hospitalizuar, në gjendje të rëndë shëndetësore, ngaqë të gjithë janë, siç e dini, në oksigjeno-terapi. Nuk janë me lëndime trupore, tha ajo.

Mjekja Pajaziti theksoi se stafi mjekësor i spitalit bëri të pamundurën që të shpëtojë 12 persona në rastin tragjik dhe për detajet dhe informatat më të hollësishme do të mund të merren nga Prokuroria Speciale. Ajo shtoi se nuk kanë informata se nëse janë identifikuar të gjithë viktimat dhe se hollësi do të jepen nga Prokuroria Speciale.

“Të gjithë pacientët janë të hospitalizuar, nën përkujdesjen maksimale të stafit tonë., Tani për momentin janë duke marrë terapinë e nevojshme për trajtim të Kovidit, ndërsa post-kovid do të përkujdesen i gjithë stafi mjekësor për simptomat post-kovid”, tha ajo.

Pajaziti deklaroi se shoqërues brenda në reparte nuk është i lejuar.

“Kemi mjaftueshëm staf mjekësor – 58 mjekë dhe personel mjekësor dhe të gjithë janë në përkujdesjen e pacientëve. Nuk kemi informata të tilla që në qendrën kovid ka familjarë shoqërues të pacientëve”, tha ajo.

Pajaziti tha se gjendja e pacientëve me Kovid-19 brenda 24 orëve të fundit nuk mund të thuhet se është stabile, pasiqë gjendja e tyre është e rënduar dhe në oksigjeno-terapi, por shpresojmë që ta tejkalojmë pandemi dhe të bie numri e të mos ndodhin tragjedi të këtilla.

Mbrëmë rreth orës 21 në qendrën-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e zjarrit tragjik në qendrën modulare kovid në spitalin e Tetovës, dhe në shenjë ngushëllimi me familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button