fbpx

Kërçovë, shpërndarja e lejeve të ndërtimit në formë elektronike ka filluar

Duke filluar nga ky muaj, kërçovarët lejet për ndërtimin e objekteve të tyre do të mund t’i marrin në formë elektronike. Nga komuna e Kërçovës njoftojnë që ky proces në Kërçovë tashmë ka filluar dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve dhe komunës në këtë drejtim është i suksesshëm.

I gjithë procesi, duke filluar nga dorëzimi i kërkesës e deri te marrja e lejes për ndërtimin e objektit, duhet të zhvillohet në formë elektronike, dhe nëse e njëjta procedurë zhvillohet si deri tani dhe dokumentacioni dorëzohet personalisht në letër, do të jetë i pavlefshëm.

“Leja do të jepet vetëm në formë elektronike, ndërsa nëse komuna e jep në letër, ajo do të jetë e pavlefshme. Komuna e Kërçovës tanimë ka filluar me zbatimin e këtij projekti, ndërkaq organet përkatëse janë gati dhe administrata është e trajnuar për të përdorur softuerin e BNJVL-së. Kjo formë e lëshimit të lejeve për ndërtim do të jetë më e shkurtër dhe qytetarët nuk do të humbin shumë kohë për të kompletuar dokumentet e nevojshme për ndërtimin e objekteve ndërtimore.” – thotë kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Ai gjithashtu ju bën thirrje personave të interesuar që të drejtohen në administratën e komunës që të njoftohen me procedurën e re elektronike që duhet të ndjekin për të ardhur deri te leja e ndërtimit. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close