Maqedonia e Veriut për një vit ka shpenzuar afër 100 milionë euro për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë shpenzuar afër 100 milionë euro, shpenzime të cilat janë dedikuar kryesisht për menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2020, është 5 975 305 000 denarë. Kostoja e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, janë të shpërndara si në vijim: në rend të parë janë shpenzimet me ujërat e zeza (39.08 %), pastaj menaxhimi me mbeturina (26.68 %) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (19.07 %)”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që 65.46% e shpenzimeve janë investime në mjete, ndërsa 34.54% janë shpenzime për mirëmbajtje të mjeteve.

Në bazë të raportit të Entit Shtetëror të Statistikave, Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2020 ka shpenzuar: 2 335 281 000 denarë në menaxhimin me ujërat e zeza, 1 139 317 000 denarë në sistemin qarkullues për furnizim me ujë, 496 937 000 denarë në mbrojtjen e ajrit, 148 181 000 denarë në mbrojtjes e tokës, ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, 171 283 000 mbrojtjen e biodiversitetit dhe natyrës, 1 594 094 000 denarë ne menaxhimin me mbeturina, 8 996 000 denarë në mbrojtjen nga zhurma, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button