Të mbijetuarit e zjarrit në Tetovë, burrë e grua dëshmojnë për Portalb: gjithçka ndodhi shpejtë

Portalb.mk ju sjell dialogun e gazetarit tonë në Tetovë me një burrë dhe një grua të cilët i kanë mbijetuar tragjedisë së mbrëmshme në spitalin për COVID në Tetovë. Burri ka qenë pacient në spitalin modular ndërsa gruaja e tij është kujdesur për të. Ata kërkuan të jenë anonim.
Burri: Ndodhi shumë shpejtë, në momentin që duhej të viheshe një vajzë e re në reanimacion në dhomën tjetër, kur i kanë pru aparatet për reanimim ka pasur problem elektrik, diçka u ndez dhe përnjëherë u paraqit zjarri. Në këtë moment s’e pash vet por e dëgjova prej shoqes, edhe them çka u bë? Bashkëshortja e fshehi prej meje që mos ta shoh unë pamjen që të mos mërzitem se jam i sëmurë, pjesërisht i palëvizshëm. Në ato momente filloi të shpërndahet zjarri shumë shpejtë.
Gruaja: Kërkonte doktoresha ujë për ta fik zjarrin (te ajo dhoma), ia dhashë dhe e mshela derën. Këto (pacientët) këtu (te dhoma jonë) ishin të gjithë me oksigjen. Të mos i shqetësoj pacientët në dhomën tonë, mendova të rregullohet situata pak, t’i hapi dritaret. Por më pas krejt infermieret dolën, mjekët dolën jashtë, neve na lanë pa ujë në zjarr të digjemi krejt. E hapa dritaren, e hoqa telin, shoh prej larg askush s’vjen të më ndihmojë. E nxora telin dhe e nxora dhe burrin nga spitali, për dritare e kam nxjerrë.
Burri: Mjekët nuk janë të trajnuar mjaftueshëm për raste të tilla, janë njerëz të dobët (referuar trajnimeve për raste të tilla), sigurisht që janë munduar që të shpëtojnë veten e tyre nga ai zjarri i madh.
Burri: Materiali shumë lehtë digjet, menjëherë u dogj. S’pamë që kishte aparate për ta ndalur zjarrin. S’kishte standarde që duhet materiali prej të cilit është ndërtuar spitali. Materiali duhet të jetë që s’digjet, e ai ishte me standard si për të ruajtur mall. Duhet dhe të ketë staf të trajnuar për fatkeqësi.
Burri: Pasi dolëm prej dritares, dolëm në park të qetësohemi, të marr frymë sepse e kam problem frymëmarrjen për shkak sëmundjes. Ikëm sa ma larg prej zjarrit. Zjarrfikësit mjaft u munduan që të shpëtojnë njerëz, por edhe ato ishin vonë, 5 minuta ishte vonë.
Gruaja: Te dhoma që ishim ne, mbetën një vajzë me nënën e vetë dhe një grua vdiq, vetëm ne dhe një plak arritëm të dalim. Plakun e nxorën familjarët prej dritares.
Burri: Prej 11 shpëtuam vetëm 3. Në dhomat tjera nuk e di se zuri të bie objekti, mezi dolëm. Nuk pati eksplozion.
Gruaja: Sa dolëm u fik rryma dhe ishte terr. Fola në telefon me fëmijët për tu thënë që kemi mbijetuar.
I sëmuri ende është në mjekim në Spitalin e Tetovës. Çifti ishte shumë i shqetësuar dhe guaja ndër lot tregonte përjetimin.
Ata shprehën ngushëllimet e thella të tyre për familjet e viktimave dhe shpresojnë që kjo ngjarje do të zbardhet së shpejti dhe do të ketë përgjegjësi.
- LEXO: Pa fije turpi defiluan në vendin ku u shuan shumë jetë, reagoi opozita shqiptare pas vizitës së qeveritarëve në Tetovë
- LEXO: Pacientët që ndërruan jetë ishin prej 29 deri 79 vjet, deklaroi Filipçe, duke folur edhe për kërkesën për dorëheqje (VIDEO)
- LEXO: MPJ: Flamujt në ambasadat dhe misionet jashtë vendit në gjysmë – shtizë, janë anuluar të gjitha ngjarjet
- LEXO: Partitë politike ngushëlluan familjarët e viktimave të tragjedisë në Tetovë
- LEXO: KEMM: Gazetarët të raportojnë profesionalisht, institucionet të jenë transparente për tragjedinë në Tetovë
- LEXO: Presidenti Pendarovski: Për momentin nuk e dimë identitetin e viktimave nga zjarri në Tetovë (VIDEO)
- LEXO: Drejtori i Spitalit të Tetovës nuk dha detaje për tragjedinë: Presim organet kompetente të zbardhin rastin
- LEXO: Avokati i Popullit për tragjedinë në Tetovë: vetëm një hetim efektiv do të dëshmojë se funksionon shteti i së drejtës
- LEXO: Dëshmia e një vajze nga Tetova: zjarri mund të jetë shkaktuar nga defibrilatori me të cilin mjekët përpiqeshin të reanimonin një paciente
- LEXO: Një ditë pas tmerrit në Spitalin Modular për Kovid- Tetovë (FOTO)
- LEXO: Janë anuluar më shumë ngjarje për shkak të tragjedisë në Tetovë
- LEXO: Kryqi i Kuq ofron ndihmë financiare për familjet e viktimave në Tetovë
- LEXO: Krerët e BE-së dhe rajonit shprehin ngushëllime për viktimat në Tetovë
- LEXO: Zjarrfikësi Aliti: Në të njëjtën kohë mundoheshim të shuajmë zjarrin dhe të evakuojmë njerëzit
- LEXO: RMV, 3 ditë zie për tragjedinë në Tetovë, ekspertë të huaj do të hetojnë shkaqet e zjarrit
- LEXO: Ambasadorët Galloway dhe Geer kanë shprehur ngushëllime për viktimat në tragjedinë në Tetovë
- LEXO: Numri i viktimave nga zjarri në Tetovë është rritur në 14
- LEXO: Tetovë, zjarr në spitalin Kovid-19, u konfirmuan 14 të vdekur, zyrtarët nuk dhanë detaje (VIDEO)