Pasi i kapi policia e Maqedonisë së Veriut me PCR-teste false, ata treguan sa kanë paguar vetëm për një test

Policia e Maqedonisë së Veriut në dy pika kufitare ka kapur 11 teste PCR të falsifikuara, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit të PCR testeve të paraqitura nga shtetas maqedonas në Pikën Kufitare Tabanoc, u zbuluan nëntë PCR teste negative të falsifikuara, ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, u zbuluan dy teste të falsifikuar”, raportojnë nga Policia

Kallëzimi penal i paralajmëruar nga policia bazohet në nenin 378 nga Kodi Penal në lidhje me falsifikimin e dokumenteve dhe në lidhje me nenin 206 për mosrespektim të kufizimeve shëndetësore gjatë pandemisë.

“Me të gjithë personat u zhvillua bisedë dhe ata sqaruan se i kishin marrë testet nga ndërmjetës për një shumë prej 1000 deri në 2000 denarë”, deklarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button