Suedia dhe Republika Çeke besojnë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë menjëherë negociatat për anëtarësim me BE

Prioriteti i Stokholmit dhe Pragës gjatë presidencës së tyre në Bashkimin Evropian do të jetë Ballkani Perëndimor dhe përparimi i vendeve të rajonit në reformat që synojnë respektimin e vlerave evropiane, njoftuan sot ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Republikës Çeke, An Linde dhe Jakub Kulhanek, raporton BRIF, përcjell Portalb.mk.

Sipas korrespondentit të AIM nga Beogradi, Çekia do të kryesojë me BE-në nga korriku 2022, e pas kësaj Suedia do të marrë presidencën në janar 2023.

Do të doja të dëgjoja premtim të bërë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor gjatë presidencës çeke, të dëgjoja një premtim për datë konkrete për, të themi, Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkëngjiten BE-së”, tha Kulhanek në një pres-konferencë të përbashkët konferencë me Linde.

Shefja e diplomacisë suedeze theksoi se gjithçka varet nga përparimi në reformat që duhet të synojnë respektimin e vlerave evropiane në ato vende.

“Ballkani e ka rëndësinë më të madhe. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për fillim të negociatave dhe ato duhet të fillojnë menjëherë”, tha Linde.

Ministri Kulhanek kujtoi se ka shumë vite që BE u premton vendeve të Ballkanit Evropian perspektivë evropiane, kurse nuk është në gjendje t’i përmbushë ato premtime.

“Procesi i zgjerimit do të zgjasë me vite, por është e nevojshme të dërgohet një sinjal se llogarisim në ato vende. Nga kjo do të përfitojnë jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe e gjithë BE-ja. Kjo do të ndihmonte, për shembull, përballje në mënyrë efektive me migracionin ilegal”, tha ministri i jashtëm çek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button