Pacientët që ndërruan jetë ishin prej 29 deri 79 vjet, deklaroi Filipçe, duke folur edhe për kërkesën për dorëheqje (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka zhvilluar një konferencë për media në orët e pasdites, në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Spitalin Modular në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Akoma vazhdon hetime, kërkojë të kemi durim dhe të presim informatat zyrtare”, deklaroi Filipce, duke raportuar që gjithsej në Spitalin Modular kanë qenë 26 pacientë, 2 mjek dhe 4 motra mjekësore.

Filipç raportoi që 12 pacientët që janë evakuuar janë të shtrirë në Spitalin e Tetovës dhe janë në gjende stabile, ndërkohë është kryer obduksioni për 14 personat e vdekur.

Ai në lidhje me vonesën e raportimit, sqaroi që pikërisht konfirmimi i të dhënave është arsyeja e vonesës, duke njoftuar që të vdekurit janë të moshës nga  29 deri 79 vjet.

“Më lejoni të tregoj se nga përgjegjësia as nuk iki e as nuk do të iki, por do të insistoj dhe do të pres që të mbarojë hetimi. Për shkak edhe kjo periudhë ka nevojë për menaxhim”, deklaroi Filipçe në lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij, duke premtuar që “absolut, pas mbarimit të hetimit, do të marrë këtë vendim, a do të jap dorëheqje”.

Në lidhje me çështjen se si janë lejuar familjarët e pacientëve të qëndrojnë në qendrat për kovid, ai vlerësoi që kjo është çështje që duhet të sqarojë Inspektorati.

Në lidhje me kërkesën e Portalb.mk, se kur dhe ku do të publikohet raporti për specifikat teknike dhe pranimin teknik për këtë objekt, ai theksoi që në rast se Prokuroria lejon, raportet do të publikohen.

Ministri Filipçe, pas pyetjes së dytë nga Portalb.mk, vlerësoi që nuk është kompetent të flas në lidhje me supozimet se po mbulohen informatat nga hetimet në lidhje me prishjen e qëllimshme të gypave për furnizim me oksigjen në Spitalin e Tetovës, ngjarje që kishte ndodhur para dy javëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button