Pa fije turpi defiluan në vendin ku u shuan shumë jetë, reagoi opozita shqiptare pas vizitës së qeveritarëve në Tetovë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar pas vizitës së delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në spitalin modular tashmë të djegur, ku humbën jetë edhe disa pacientë, transmeton Portalb.mk.

“Ata që gati dy vite nuk gjetën as një ditë të vetme për tu dalë në ndihmë tetovarëve në luftën kundër pandemisë, pas tragjedisë së mbrëmshme, pa fije turpi defiluan në vendin ku u dogjën shumë shpirtra e u shuan shumë jetë”, reagojnë nga opozita.

Opozita vlerësojnë se pikërisht Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është ajo që kërkon hetime, ndërkohë i pengon hetimet.

“Tanimë jemi bindur se nuk ndjeni përgjegjësi dhe ndërgjegje, por tregoni pak kujdes dhe mos ua shtoni edhe më shumë dhimbjen familjarëve të viktimave me sfilatat tuaja luksoze dhe cinike”, deklarojnë nga opozita.

Ndryshe, gërmadhat me gjësende të djegura rikujtojnë tmerrin e natës së trishtueshme që u mori jetën së paku 14 pacientëve të cilët luftonin me Kovid-19 me shpresën se një ditë do të shërohen dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre. Mes të vdekurve është një mjek i ri, Ferdi Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button