Kosovë, 19 viktima dhe mbi 700 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 19 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të rritet në 2.728, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 703 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 155.310.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 10.851 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.083.193 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 2.255 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 131.930 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.652.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button