Akuzë e re për ish kryetarin e Komunës së Manastirit Vlladimir Talevski

Prokuroria Themelore Publike Manastir i ka dorëzuar Gjykatës Themelore të Manastirit aktakuzë me të cilën ish kryetari i Komunës së Manastirit V.T. akuzohet si bashkëpunëtor në një ngjarje penale juridike, ndërsa në më shumë ngjarje vet ka kryer vepër penale të vazhduar – keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave nga neni 353 paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Njëkohësisht me aktakuzën, siç kumtoi Prokuroria Publike, janë përfshirë edhe ish sekretari i Komunës së Manastirit dhe katër anëtarë të Komisionit për Furnizime Publike, të cilët kanë zbatuar furnizimin për transport të nxënësit për vitin shkollor 2015/2016, të cilët akuzohen si bashkëpunëtor të cilët kanë kryer veprën penale të lartpërmendur, transmeton Portalb.mk.

“Të akuzuarit V.T. ish kryetar i Komunës së Manastirit, S.P. si kryetar, S.D. si zëvendëskryetar, V.P. dhe P.P. si anëtarë të Komisionit për Furnizime Publike në periudhën nga korriku deri në tetor të vitit 2015 në Manastir, të dakorduar së bashku si persona zyrtar, kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare dhe kompetencat gjatë zbatimit të furnizimit publik për transport të nxënësve për vitin 2015/2016. I akuzuari S.B. si sekretar i komunës ka kaluar kufijtë e kompetencave të tyre zyrtare gjatë kryerjes së furnizimit publik për nxënësit në arsimin e mesëm dhe fillor të cilët kanë të drejtë për transport falas për vitin shkollor 2015/2016”, theksohet në kumtesën nga Prokuroria Publike.

Siç theksohet në kumtesë, kryetari i akuzuar, në kundërshtim me nenin 28 paragrafi 2  nga Ligji për furnizime publike, ka sjell vendim për furnizim publik pa përcaktuar sasinë e furnizimit dhe vetëm me vlerë të përcaktuar të furnizimit. Ai përmes Repartit për furnizime publike më 13 korrik të vitit 2015 ka kërkuar nga shkollat filloredhe të mesme nga Manastiri të dorëzojnë të dhëna për numrin e nxënësve për transport në linja të posaçme, të cilat janë dorëzuar deri më 15 tetor 2015. Por, vlera e furnizimit publik në vlerë prej 22.327.813 denarë ishte përcaktuar që më 29 korrik të vitit 2015, kur komuna publikoi shpalljen me afat për dorëzimin e ofertave deri më 9 shtator, i cili më pas është vazhduar deri më 15 shtator të vitit 2015. Më pas, Komisioni për Furnizime Publike më 7 tetor 2015, përkatësisht para marrjes së të dhënave të kërkuara nga shkollat për numrin konkret të nxënësve në çdo linjë të veçantë, kanë zbatuar ankand elektronik për gjithsej 17 linja transportuese.

“Edhe pse çmimet e dorëzuara për 11 linja transportuese kanë qenë më të lartë në raport me çmimet në procedurën për furnizime publike nga viti shkollor paraprak 2013/2014 me parametra të njëjta për përcaktimin e çmimeve dhe rënie të vazhdueshme të çmimit të derivateve të naftës nga viti 2013 deri në 2015, i akuzuari S.B. si sekretar i komunës duke kaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare dhe duke mos pasur kompetenca të veprojë dhe të vendosë për furnizime publike, megjithatë ka miratuar nënshkrimin e marrëveshjeve me ofertuesit pas çmimeve më të larta të ofruara. Pas miratimit të dhënë nga sekretari i komunës, anëtarët e komisionit kanë vazhduar procedurën dhe në kundërshtim me ligjin i kanë dorëzuar raport të akuzuar, ish kryetarit të komunës, i cili ka sjell vendim për zgjedhje të ofertuesve më të volitshëm, pas çka është nënshkruar marrëveshje me gjithsej katër shoqata – transportues, prej nënshkrimit të së cilave i është shkaktuar dëm Komunës së Manastirit prej të gjitha linjave me vlerë të konsiderueshme prej 4.819.901,00 denarësh”, thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se i akuzuari ish kryetar i komunës akuzohet edhe për veprim joligjor gjatë furnizimit publik të ridizajnimit dhe ndërtimit të dy urave në Manastir dhe për joligjshmëri në procedurën për rikonstruim dhe ndërtim të Urës së Zezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button