MPB akoma heton se kush i dëmtoi gypat e furnizimit me oksigjen në spitalin e Tetovës më 23 gusht

Ende vazhdon hetimi se kush dhe pse më 23 gusht i dëmtoi tubat për furnizim me oksigjen në spitalin e Tetovës, thonë nga MPB. Më 30 gusht, u arrestua një 42-vjeçar i dyshuar, banor i fshatit Zhelinë-Tetovë, por u ndalua, u mor në pyetje dhe u la i lirë. (Nga MPB thonë se ai ishte marrë në pyetje sepse kishte pas indikacione, transmeton Portalb.mk.

Për fat të mirë, me rastin e vandalizmit, u dëmtuan vetëm një tub ndihmës nga sistemi i furnizimit me oksigjen dhe një tub i destinuar për furnizimin me oksidol azoti. Tubi kryesor i furnizimit me oksigjen, i cili ishte pranë tyre dhe nëpërmjet të cilit më pas me oksigjen shërbeheshin 120 pacientë të shtrirë në spital për shkak të kovid-19 si në spitalin modular ashtu edhe në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në ndërtesën e spitalit, për fat të mirë nuk u dëmtua.

Në fund të gushtit u arrestua një banor 42-vjeçar i fshatit Zhelinë, pasi policia dyshonte se ishte përfshirë në dëmtimin e sistemit qendror të furnizimit me oksigjen në spitalin e Tetovës më 23 gusht. Atëherë, dhunshëm ishin dëmtuar dy gypa bakri, njëra prej të cilave për ajër të kompresuar ishte prerë, kurse tjetra për oksid nitrogjeni ishte shtrebëruar,

Ndërkohë në zjarrin e mbrëmshëm në Kovid Qendrën modulare në Tetovë jetën e humbën gjithsej 14 pacientë, ndërsa 12 janë duke u trajtuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë, ka informuar Ministria e Shëndetësisë. Në kohën e shpërthimit të zjarrit në Kovid Qendrën kishte gjithsej 26 pacientë. Nuk ka punonjës shëndetësorë të cilët e kanë humbur jetën, disa prej tyre me lëndime të lehta, thonë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button