Janë anuluar më shumë ngjarje për shkak të tragjedisë në Tetovë

Presidenti Stevo Pendarovski ka anuluar të gjitha ngjarjet e paralajmëruar për shkak të zjarrit që shpërtheu mbrëmë në spitalin modularë në Tetovë, si pasojë e të cilit kanë vdekur 14 persona, informuan nga Kabineti i presidentit, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht, ngjarjet për sot i kanë anuluar edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe ngjarjen me rastin e shpalljes së Malit Sharr për park nacional.

Zjarri shpërtheu mbrëmë rreth orës 21 në Spitalin e Tetovës dhe për kohë të shkurtër është djegur tërësisht spitali modularë.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë mbi 30 zjarrfikës të cilët kanë intervenuar me shtatë automjete.

Këshilli i Komunës së Tetovës ka shpallur tre ditë zie për shkak të kësaj tragjedie.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në konferencën për media i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe porositi institucionet që të vazhdojnë hetimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button