Sonte në mesnatë përfundon afati për kontrollimin e Listës Zgjedhore

Qytetarët deri sonte në mesnatë do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore dhe të kërkojnë plotësim, fshirje apo fshirje të të dhënave të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Deri të martën, gjithsej 13,502 persona kanë kontrolluar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore, janë dorëzuar 122 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 31 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe 39 kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore, informuan nga KSHZ.

Më 14 shtator skadon afati deri kur KSHZ duhet t’ia dorëzojë partive politike listën zgjedhore, të cilat deri më 19 shtator duhet të dorëzojnë kërkesa eventuale për korrigjimin e saj.

Lista zgjedhore mbyllet më së voni deri më 24 shtator, kurse duhet të nënshkruhet më së voni deri më 1 tetor.

Partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i paraqesin kandidaturat e tyre në komisionet komunale zgjedhore deri në mesnatën e 11 shtatorit.

Fushata zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve vendore fillon më 27 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë.

Në këto zgjedhje, për herë të parë në vend, do të përdoren terminalet e gjurmëve të gishtërinjve. 200 të parët mbërritën në vend, ndërsa KShZ duhet të fillojë trajnimin për përdorimin e tyre. Kompania “Dermalog” të gjitha terminalet ne vend duhet t’i sjellë deri më 1 tetor.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button