RMV, 3 ditë zie për tragjedinë në Tetovë, ekspertë të huaj do të hetojnë shkaqet e zjarrit

Me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e zjarrit tragjik në qendrën modulare kovid në spitalin e Tetovës, dhe në shenjë ngushëllimi me familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore, njofton Portalb.mk.

Ditë zie janë shpallur sot, nesër dhe pasnesër (enjte, e premte dhe e shtunë), kurse gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriore do të ngrihet në gjysmështizë.

Qeveria u bën thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë që të shtyjnë të gjitha festimet publike dhe private, ahengje, ngjarje kulturore, artistike dhe sportive, ahengje dhe lloje të tjera promovimesh të planifikuara për këto tre ditë.

Në këtë seancë, Ministrat e Punëve të Brendshëm dhe të Shëndetësisë informuan për situatën e përcaktuar deri tani nga zjarri me pasoja tragjike dhe theksuan se inspektimi për përcaktimin e shkaqeve vazhdon edhe sot.

Në këtë drejtim, Qeveria miratoi vendimin me rekomandim që ekipet e ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë të vihen në dispozicion maksimal të prokurorisë në procedurat hetimore. Qeveria obligoi institucionet kompetente që të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, me qëllim që ajo të ofrohet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Qeveria i falënderon të gjithë shtetet e rajonit, nga Evropa dhe botën, për shprehjen e ngushëllimeve për ngjarjen tragjike dhe solli vendim që ta pranojë ofertën e disa aleatëve të NATO -s që të dërgojnë në vend ekspertë me nivelin më të lartë të ekspertizës në hetimet e zjarreve për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të zjarrit në qendrën modulare të kovidit në spitalin në Tetovë.

Ndërkohë edhe këshilli i Komunës së Tetovës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën janë shpallur tri ditë ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të zjarrit të mbrëmshëm në spitalin modular për trajtimin e kovid ku humbën jetën, deri tani 14 persona.

9, 10 dhe 11 shtatorit 2021 do të jenë ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të personave që kanë humbur jetën në zjarrin e mbrëmshëm.

Kryetarja Teuta Arifi në konferencë për shtyp shprehu ngushëllimet për familjarët dhe falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Brenda kohës derisa merren të gjitha informatat zyrtare, nga Fondi Emergjent i Komunës së Tetovës do të ndihmohen të gjitha familjet që kanë pasur këtë gjëmë të madhe”, tha Arifi.

Në pyetjen e Portalb.mk, nëse rasti i zjarrit të mbrëmshëm ka lidhje me rastin e mëparshëm të dëmtimit të gypit për furnizim me oksigjen për pacientët, kryetarja Arifi tha se institucionet po e hetojnë rastin dhe në këto momente gjithçka që do të thuhej do të ishte spekulim.

Detaje nga ngjarja tragjike: Tetovë, zjarr në spitalin Kovid-19, u konfirmuan 14 të vdekur, zyrtarët nuk dhanë detaje (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button