Juve po i afrohet titullit

Juventusi po i afrohet titullit të kampionit të dytë rresht në Serie A.
“Zonja e Vjetër” pasi u eliminuan nga Liga e Kampioneve, arriti të këndellet dhe të triumfojë ndaj ekipit të Lazios, duke fituar me rezultat 2:0 në stadiumin olimpik të Romës, ku luan dhe mesfushorit shqiptar, Lorik Cana.

Pas një loje të bukur dhe pasime të sakta, “Bianconerri” kaluan në epërsi nga penalltia, të cilën e konkretizoi mesfushori kilian, Arturo Vidal në minutën e tetë të ndeshjes. Paraprakisht, Lorik Cana kishte ndërhyrë në mënyrë palejuar brenda zonës së rreptësisë së ekipit të vetë ndaj sulmuesit malazez, Mirko Vuçiniq, ndërsa mesfushori shqiptar është ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Kur pritej të reagonte ekipi vendas, Juventus arriti të ngrit epërsinë në dy gola. Përsëri Arturo Vidal shënoi gol.

Pas këtyre tre pikëve të reja, Juventusi thellon distancën me vendin e dytë të renditjes tabelore, përkatësisht ka 11 pikë më tepër se Napoli, i cili gjashtë xhiro para përfundimit të kampionatit italian ka 63 pikë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button