Numri i viktimave nga zjarri në Tetovë është rritur në 14

Prokuroria ka dhënë urdhër për autopsinë dhe identifikimin e trupave të 14 personave të vdekur në zjarr, a po shqyrtohet edhe nëse ka edhe viktima tjera, kumtoi sot në mëngjes Prokuroria, njofton Portalb.mk. Mes të vdekurve ka një mjek të ri, Ferdi Shaqiri i cili e ka vizituar gruan e sëmurë.

“Për disa nga të vdekurit do të jetë e nevojshme analiza të ADN -së që të përcaktohet identiteti i tyre. Sipas informacioneve fillestare, në mesin e të vdekurve nuk ka personel mjekësor”, thuhej në njoftim.

Prokuroria Themelore Publike Shkup lëshoi ​​urdhër për sigurimin e incizimeve nga video-mbikqyrja pamje në dhe përreth objektit të Spitalit modular në Tetovë, e cila mbrëmë, në ditën e festimit të tre dekadave të pavarësisë, u dogj deri në themel duke marrë me vete dhjetëra viktima, pacientë të sëmurë nga kovid-19.

Nga Prokuroria Publike në Shkup njoftuan se prokurorët të cilët janë në vend-ngjarje deri në orët e hershme të mëngjesin i dëgjuan të punësuarit në spitalin modular për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

“Inspektimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa prokurorët publik, së bashku me ekspertët e Ministrisë së Brendshme, do t’i sigurojnë provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”, shtojnë nga Prokuroria Publike.

Për inspektim të vendit të ngjarjes tragjike në spitalin modular në Tetovë, përveç tre prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, mbrëmë dolën edhe dy prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike nga Shkupi

Në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori publik i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili mori pjesë edhe në punën e Shtabit të krizës.

Sipas informacioneve jozyrtare, në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin gjithsej 24 pacientë të hospitalizuar.

Spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë u kaplua nga zjarri mbrëmë në orën 21.02 minuta. Në orën 10 të mëngjesit Qeveria e Maqedonisë njoftoi se do të mbajë seancë urgjente për këtë tragjedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button