Është vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit (VIDEO)

Personat e vrarë sonte në Pejë janë Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kurse tjetri Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit. Lajmin për vrasjen e Ademajt për KosovaPress e ka konfirmuar Arton Muhaxheri nga PDK-ja e Pejës, transmeton TV 21.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Fadil Gashi ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në afërsi të Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

“Nga kjo ngjarje kanë qenë 3 të plagosur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës. Ekipet mjekësorë e kanë konfirmuars se dy prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa i treti është i plagosur”, ka thënë Rugova për portalin rtv21.tv.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se në Spital kanë arritur dy persona pa shenja jete.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për portalin rtv21.tv ka thënë se prokurori i krimeve të rënda është në vendin e ngjarjes me njësitë relevante, mirëpo për rrethanat e ngjarjes ai tha se është shumë herët të konstantohen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button