Macron uroi Pendarovski për përvjetorin e pavarësisë

Predisenti francez, Emanuel Makron i ka dërguar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski telegram urimi me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarsisë, informoi ambasada franceze në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emër të Francës dhe në emrin tim, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta. Gjithashtu do të doja t’ju përcjell admirimin tim për rrugën që keni ndjekur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit njëzet vjet më parë. Suksesi juaj dhe suksesi i vendit tuaj në pajtim, siç dëshmohet nga Marrëveshja e Prespës, shërbejnë si shembull në rajon dhe më gjerë. Franca dhe Bashkimi Evropian mbeten në anën tuaj për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Ne mbështesim të gjitha nismat në atë drejtim, veçanërisht Forumin e Dialogut të Prespës”, ka shkruar Makron në urimin drejtuar PEndarovskit.

Ai ka shtuar se gjatë vizitës së kryeministrit, Zoran Zaev më 10 qershor të këtij viti, ai ka përsëritur dëshirën që dy vendet të vazhdojnë të përforcojnë raportet bilaterale.

“Strategjia franceze për Ballkanin parashikon rritjen e mbështetjes nga Franca për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit, veçanërisht përmes Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare midis dy vendeve më 21 shkurt 2021, së shpejti do të fillojë aktivitetet në Maqedoninë e Veriut në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shkruar Makron.

Presidenti francez ka potencuar edhe njëherë mbështetjen e tij të plotë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Franca do të jetë e kujdesshme që korniza negoicuese që do të miratohet, ta pasqyrojë metodoogjinë e re për proesin e anëtarësimit, të cilin unë e dëshiroj dhe do të vazhdojë t’i avancojë dhe t’i mbështesë reformat thelbësore për adrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushat kyçe siç është sundimi i së drejtës”, ka shkruar Makron në urimin ndaj Makron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button