Aleanca për Shqiptarët publikoi emrat e kandindatëve për zgjedhje lokale

Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët sot në Gostivar ka mbajtur mbledhje, në të cilën u miratuan emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga ana e Aleancës për Shqiptarët, transmeton Portalb.mk.

Aleanca në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojë me këto kandidatë:

  • Kumanovë – Bekim Saliu
  • Haraçinë – Naim Sinani
  • Saraj – Qerim Mamuti
  • Zhelinë – Mahir Ziberi
  • Tearcë – Nazim Taipi
  • Bërvenicë – Argjend Gurra
  • Tetovë – Vullnet Murseli
  • Bogovinë – Albon Xhemaili
  • Gostivar – Arben Taravari
  • Vrapçisht – Isen Shabani
  • Dibër – Bekim Pocesta
  • Strugë – Idri Istrefi

Për Komunën e Bogovinës pati votim të fshehtë ku kuvendarët duhej të zgjedhin mes dy kandidatëve, Albon Xhemailit dhe Sadik Sulejmanit. Me shumicë votash, Kuvendi zgjodhi Albon Xhemailin për kandidat për kryetar në Komunën e Bogovinës.

“Debat është e vërtetë që ka pasur rreth Bogovinës, dhe ka pasur një votim rreth Bogovinës. Unë vlerësoj që Aleanca për Shqiptarët do duhet ta kalisë dhe ta zhvillojë akoma më tepër për demokracinë e brendshme, kjo është një ndër forcat tona. Ne çdoherë kur ka kontest dhe problem në vendimmarrje, vendosim bazuar në kuti dhe pati një debat tepër konstruktiv, të civilizuar në lidhje me kandidaturat dhe të gjithë kuvendarët patën rastin një nga një, në votim të fshehtë, me kuti të votojnë dhe të vendosin se kush do të jetë kandidati për kryetar në komunën e Bogovinës dhe ky është z. Albon Xhemaili”, deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela pas kësaj mbledhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button