Filloi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit SkupFestival (VIDEO)

Festivali Ndërkombëtar I Teatrit SkupFestival, mbrëm nisi ndryshe nga ç’jemi mësuar. Në kujtim të të ndjerit Luran Ahmeti, minutat e para të hapjes së festivalit iu kushtuan atij. Mungesa e Luranit vazhdon të ndjehet. E sidomos mbrëmë në atë festival. Pas fjalimit që mbajti Adelina Marku dhe Muzbajdin Qamili, festivali u hap me shfaqjen e Qendrim Rijanit me trupën e Teatrit të Gjakovës. Emri i shfaqjes ishte +18, shkruan Portalb.

Shfaqja shtjellonte shumë problematika brenda shoqërisë sonë. Kështu, duke prekur temat e problemeve në familje, dhunës, kumarit, vrasjeve, prostitucionit, sigurinë në vendet publike dhe shumë të tjera. +18 morri një kritikë shumë pozitive nga publiku i Gjakovës, Prishtinës dhe mbrëmë nga ai i Shkupit. Si gjithnjë, Qendrim Rijani nuk na zhgënjeu me shfaqjet e tij.

This slideshow requires JavaScript.

Festivali do të zgjasë deri të dielën. Nesër është Teatri Jollxhu Stamboll, Turqi, me shfaqjen “Venusi në gëzof”, të premten është Teatri Vazrazhdanie Sofje, Bullgari, me shfaqjen “Dhoma e miqve”, të shtunën Teatri Kombëtar i Tuzllës, Bosnjë dhe Hercegovinë, me shfaqjen “Kuakin” dhe të dielën Teatri Metropol Tiranë, Shqipëri, me shfaqjen “Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”. Çdo shfaqje nis në ora 20:00. Lokacioni i Festivalit mbetet të jetë Krushumli Hani në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button