Shkup, policia arrestoi tre persona për tregti të paligjshme të kokainës dhe marihuanës

Zyrtarët policor të Repartit për kriminalistikë – Sektori për tregti të paligjshme të drogës, armëve dhe materieve të rrezikshme dhe SPB Shkup, njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, dje arrestuan tre persona, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

Rreth orës 14:00 në qendër të Shkupit është arrestuar 36 vjeçari D.M.M. i lindur në Beograd, ndërsa jeton në Shkup, pasi tek ai është gjetur një qese me mbetje nga marihuana. Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike (PThP) Shkup është kryer bastisje në shtëpinë e E.R nga Shkupi dhe është gjetur kokainë dhe mbi një kilogram marihuanë dhe një peshpre digjitale.

Në oborrin e objektit është privuar nga liria 33 vjeçari A.P. nga Shkupi, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, për personat e lartpërmendur do të ngritën kallëzime adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button