Edicioni i katër i SKUPI KamerFest (VIDEO)

Sonte është koncerti i dytë i festivalit SKUPI Kamer Fest. Edicioni i katër i këtij festivali nisi në Hamamin e Daut Pashës, ku i ftuari special për atë natë ishte Altin Tafilaj me violë. Tafilaj është nga Shqipëria, por jeton dhe vepron në Francë. Ndërsa, të ftuarit e tjerë ishin: Nita Grubi me piano, Sihana Badivuku me violinë dhe Blerim Grubi me violë, shkruan Portalb.

Organizata joqeveritare “Muza” ishte ogranizatore e kësaj ngjarje. Ideja për të nisur një gjë të tillë erdhi nga Nita dhe Lek Grubi.

“Këtë vit vijmë më të fuqishëm. Ndryshe nga vitet e kaluara, gjatë këtij edicioni do ketë gjashtë netë koncerte, ndërsa ne do vazhdojmë edhe me masterklasat për studentët, nxënësit të cilët kanë interes për muzikë. E gjithë kjo është falas.” tha Lek Grubi.

Ideja e KamerFest është që i njëjti artist të bëjë një shëtitje në tre kryeqytete. Niset nga Tirana, vazhdon në Prishtinë dhe përfundon në Shkup. Por, pandemia bëri që të mos vazhdohet kjo traditë e KamerFest-it. Organizatorët shpresojnë që sa më shpejtë të rinisin bashkëpunimet edhe me vendet fqinje.

This slideshow requires JavaScript.

“Sontë është koncerti i dytë i festivalit i cili do të mbahet në Filharmoninë Nacionale. Interpretues do të jenë: Sihana Badivuku me violinë, Vladimir Markoviç me violinë, Marko Pop Ristov me violinë, Miltiadis Cassaras – violinçelë (Republika e Greqisë), Mario Guralumi – violinçelë (Republika e Shqipërisë), Blerim Grubi – violë, Stefania Yankova – violë (Republika e Bullgarisë), Fraim Gashi – kontrabas (Republika e Kosovës) dhe Dino Imeri – piano.” u shpreh Lek Grubi.

Mesazhi që Lek Grubi përcolli për artistët e rinj është që të gjithë të përfshihen në çfarëdo aktiviteti që ka të bëjë me profesionin e tyre, se vetëm në këtë mënyrë mund të rritesh profesionalisht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button