fbpx

SHBA-ja në konsulta me aleatët për zhvillimet në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë të mërkurën në Gjermani bisedime me vendet aleate për situatën në Afganistan dhe pranimin e refugjatëve afganë, transmeton REL.

Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, para se ata të udhëheqin një takim online me 20 ministra të vendeve aleate për hapat që duhet të ndërmerren sa i takon zhvillimeve në Afganistan.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë që të rritet presioni ndërkombëtar ndaj talibanëve për të përmbushur angazhimet e tyre dhe t’i lejojnë afganët të largohen lirshëm nga vendi.

Bisedimet mbase mund të rezultojnë më një koordinim se si të veprohet me qeverinë e përkohshme të shpallur të martën nga ana e talibanëve.

Në qeverinë e tyre nuk është asnjë grua apo dikush jasht strukturave të talibanëve. Ministër i Brendshëm është një person të cilin Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ta arrestojnë nën akuzat për terrorizëm.

Shtetet e Bashkuara thanë se ishin “të shqetësuara” nga përbërja e qeverisë, por do ta gjykonin atë nga veprimet e saj. Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se ende është larg ndonjë njohje zyrtare e një qeverie talibane.

Presidenti amerikan, Jo Biden pati mbështetur prej kohësh tërheqjen nga Afganistani, duke argumentuar se misioni i NATO-s i drejtuar nga SHBA kishte arritur qëllimin e tij kryesor të mposht përgjegjësit e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, 20 vjet më parë.

Në vitin 2019, donatorët e huaj të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara siguruan 75 për qind të shpenzimeve publike në Afganistan, një nga vendet më të varfra në botë. Ekonomia e vendit është përkeqësuar më shumë që nga rënia e qeverisë së mbështetur nga Perëndimi në muajin gusht pasi talibanët morën kontrollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button