fbpx

Ambasadorja Galloway me rastin e pavarësisë: Maqedonia është partneri ynë më i madh tregtar në Ballkanin Perëndimor

Ambasadorja britanike Rachel Galloway vendosi lule të freskëta mbi varret e presidentëve të ndjerë Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski në varrezat e Butelit në Shkup për nder të 30 vjetorit të pavarësisë së vendit, transmeton Portalb.mk.

Ambasadorja Galloway paraprakisht uroi pavarësinë përmes një kolumne të botuar në blogun zyrtar të Ministrisë britanike për punë të jashtme në gjuhën maqedonase dhe angleze, me titull: “Festojmë 30 vjet pavarësi! “Miqësia, partneriteti dhe bashkëpunimi – historia jonë për Mbretërinë e Bashkuar dhe Maqedoninë e Veriut”.

Në kolumnë, ambasadorja tregon më shumë detaje të bashkëpunimit shumë vjeçar midis dy vendeve.

“Maqedonia e Veriut është partneri ynë më i madh tregtar në Ballkanin Perëndimor dhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje të re partneriteti, tregtie dhe bashkëpunimi mund të rrisë vetëm bashkëpunimin dypalësh dhe mundësitë ekonomike midis dy vendeve tona”, shkroi Galloway, duke shtuar se në vitet e ardhshme do të ketë mundësi të reja që bizneset e gjelbra të hapin vende të reja pune dhe partneritete.

Ajo theksoi edhe punën e përbashkët në fushën e mjedisit jetësor dhe shtoi se “me padurim presim zbatimin e skenarit të gjelbër të strategjisë energjetike që e mbështetëm.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button