Shkup, sot fillon Panairi i librit – do të zgjasë deri më 14 shtator

Në ambient të hapur pranë Aquapark-ut në afërsi të sallës “Boris Trajkovski” në Shkup sot fillon Panairi i librit. Organizatorët gjatë ditëve të panairit nga 8 deri më 14 shtator, paralajmëruan edhe shpalljen e 33 promovime të veprave të reja dhe botime të autorëve nga Arkivat Shtetërore të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të programit të punës, do të mbahet edhe ceremonia tradicionale e ndarjes së çmimeve nga Asociacioni maqedonas i botuesve (AMB) dhe ndarja e çmimeve nga Shoqata e botuesve dhe librarive të Maqedonisë.

Panairi i librit organizohet në bashkëpunim me Shoqatën maqedonase të botuesve, Shoqatën e botuesve dhe librarive të Maqedonisë, Shoqatën e botuesve shqiptarë nga Maqedonia dhe Lidhjen e botuesve shqiptarë në Maqedoni dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Programin dhe orarin e promovimeve mund të shikoni në këtë link. 

Panairi i librit do të zhvillohet në ambient të hapur, në përputhje me të gjitha protokollet shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit publik (mbajtje të maskës, mbajtje të distancës 2 metra dhe dezinfektim), me hyrjen në panair vizitorët duhet të tregojnë certifikatë vaksinimi ose certifikatë që tregon se e keni kaluar covid-19 për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Biletat për panairin e librit mund të blihen përmes sistemit elektronik on-line www.karti.com.mk ose në zyrat e biletave para panairit. Për të rinjtë deri në 18 vjeç, bileta kushton vetëm 20 denarë.

Vizitorët në Panairin e librit në Shkup do të mund të njihen me botimet më të fundit të librave prej autorëve vendas dhe të huaj, si dhe me letërsinë e huaj, literaturën profesionale, shkencore dhe trillime, si dhe libra për të rinjtë dhe për fëmijët.

Orari i punës së panairit në periudhën nga 8 deri në 11 shtator është nga ora 10 – 21,12 dhe 13 shtator nga ora 10 – 20, ndërsa më 14 shtator nga ora 10-17.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button